Këngëtarja e njohur shqiptare, Arilena Ara, ka festuar së fundmit ditëlindjen e saj të 26-të.
Në një mbrëmje verore dhe me një festë private me jo shumë të ftuar, Arilena duket se e shijoi në maksimum festën për një tjetër vit më shumë në jetën e saj.
Ajo u kujdes që në këtë ditë të veçantë të ndajë me ndjekësit e saj disa fotografi nga festa e realizuar në ballkonin e një penthouse-i.

Këngëtarja e hitit “Aeroplan” dukej tejet atraktive e veshur me një fustan të zi transparent, teksa vuri në pah linjat e saj trupore.
Ajo ishte veshur me një palë të brendshme të zeza, të cilat theksonin të pasmet e saj, teksa pranë saj gjendej edhe i dashuri i vet, Popi Kola.

Arilena realizoi disa fotografi me njerëzit e saj të afërt që kishte ftuar në këtë festë, ndërsa mori urime të shumta nga një numër i madh ndjekësish në rrjetet sociale.







Të tjera
Shenja paralajmëruese të diabetit në thonjtë tuaj
Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të dielën në Ferizaj
Këto ushqime ju ndihmojnë të mbroni imunitetin