Kryeministri i vendit, Albin Kurti, sot gjatë paradites vizitoi vendpunimet e rrugës Kijevë – Zahaq, segmenti Kijevë – Dollc.
Në njoftimin e bërë për media nga zyra e kryeministrit thuhet se ai u njoftua nga menaxherët e kontratave të tre loteve të këtij segmenti mbi ecurinë e punimeve.
“Kryeministri përshëndeti edhe falënderoi punëtorët dhe kompanitë për punën që po e bëjnë në realizimin sa më të shpejt të këtij projekti infrastrukturor me rëndësi të madhe për rajonin e Pejës”, thuhet në njoftim.
Në javën e parë të muajit korrik u hapën procedurat për dorëzimin e ofertës për ndërtimin e Rrugës Nacionale N9 Kijevë-Zahaq, përkatësisht segmenti Dollc-Zahaq.
Segmenti i kësaj rruge ka gjatësi totale 16.27km, e ndarë në 4 lote, me buxhet të planifikuar të projektit prej rreth 46 milionë €.
Të tjera
Dyshohet për një person të vrarë pranë burgut të Mitrovicës së Veriut
Policia parandalon kontrabandën me cigare në vlerë rreth 80 mijë euro
Naim ef. Tërnava takim lamtumirës me zyrtarin e ambasadës turke në Kosovë