Policia e Kosovës, ka njoftuar se në Ferizaj është arrestuar një 24-vjeçar, për mbajtje në pronësi apo kontroll i paautorizuar i armëve, dhe se i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë.
PK’ja në komunikatën e saj, ka njoftuar edhe për një rast tjetër, të ndarë nga i pari, që ka ndodhur në Kaçanik, ku një 45 vjeçar është shoqëruar në stacionin policor, të cilit i është sekuestruar një armë zjarri me 13 fishekë.
Komunikata:
Mbajtje në pronësi apo kontroll i paautorizuar i armëve në Ferizaj dhe Kaçanik
Më datën 17.02.2026, rreth orës 21:00, njësiti i hetimeve të stacionit policor në Ferizaj ka pranuar një informatë se personi Sh.R. (24 vjeç) posedon armë zjarri.
Pas veprimeve hetimore dhe bastisjes në një lokal në rrugën “Vëllezërit Gërvalla” në Ferizaj, është gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri (pistoletë) me tetë fishekë.
I dyshuari është shoqëruar në stacion policor për intervistim dhe gjatë intervistës ka pranuar se arma ishte në pronësi të tij.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit dhe me urdhër të tij, është iniciuar rasti “Mbajtje në pronësi apo kontroll i paautorizuar i armëve”. Pas intervistimit, i dyshuari është ndaluar në mbajtje për 48 orë.
Ndërkaq, më datën 18.02.2026, rreth orës 09:10, në fshatin Kotlinë në Kaçanik, njësiti i hetimeve të stacionit policor në Kaçanik ka sekuestruar një armë zjarri (pushkë gjuetie) me 13 fishekë.
I dyshuari me inicialet U.L. (45 vjeç), është shoqëruar në stacion policor dhe pasi është intervistuar nga policia, me vendim të prokurorit të shtetit, është liruar në procedurë të rregullt.



Të tjera
Osmani me ftesë të Trumpit merr pjesë në takimin inaugurues të Bordit të Paqes
Sonte zhvillohen ndeshjet e fundit të 1/16-tës në Champions League
Një lidhje e trazuar mund të dëmtojë shëndetin tuaj