Me rastin e fjalës përfundimtare të ish udhëheqësve të UÇK-së në Hagë, Ramiz Lladrovci ka theksuar se “vetëm pafajësia për heronjtë tanë të luftës dhe paqes, do të jetë vendimi i drejtë”.
Postimi i tij i plotë:
Vetëm pafajësia për heronjtë tanë të luftës dhe paqes, do të jetë vendimi i drejtë!
Lirimi i plotë nga akuzat e shpifura ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, është fat i pandashëm nga Kosova, nga vlerat e saj themelore, aleancat strategjike dhe rruga jonë euro-atlantike.
Vlera sublime e Kosovës është UÇK-ja me dëshmorët, martirët, invalidët, veteranët dhe qytetarët e lirë. Për lirinë e Kosovës dhamë krejt çka patëm, punuam sa ditëm dhe sot e gëzojmë atë pa dallim.
Liri për heronjtë tanë të luftës dhe paqes!
Lavdi Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!
Lavdi dëshmorëve dhe martirëve të kombit!



Të tjera
Sa sheqer mund të konsumoni në ditë?
Shenjat se miku juaj është i “rrejshëm”
Nëntë cepat më të papastër të shtëpisë tuaj