Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmir Humolli, ka deklaruar se presidentja Vjosa Osmani nuk mori pjesë në protestën “Drejtësi, jo politikë” për qëllime politike.
Sipas Humollit, protesta ishte thirrje e qytetarëve për reagim kundër gjykatës që ai e cilëson të kontrolluar nga Perëndimi, duke theksuar se presidenten e ka parë në cilësinë e një qytetareje.
Ai shtoi se protesta lindi si nevojë, pasi, sipas tij, institucionet e Republikës së Shqipërisë dhe të Kosovës nuk e kanë kryer detyrën kushtetuese për t’i mbrojtur vlerat kombëtare.
“Protesta ka qenë thirrje e qytetarëve për reagim kundër gjykatës së kontrolluar nga Perëndimi. Presidenten e kam parë si qytetare. Protesta ka lindur si nevojë, sepse institucionet e Republikës së Shqipërisë dhe të Kosovës nuk e kanë kryer detyrën kushtetuese për t’i mbrojtur vlerat kombëtare”, tha Humolli për GazetaBlic.



Të tjera
SHBA-ja propozon rezolutë në OKB për lirinë e lundrimit në Ngushticën e Hormuzit
Rikonfirmohet përkushtimi i Mbretërisë së Bashkuar për të mbështetur misionin e NATO-s
Gabimi që bëni kur mbani ilaçet në frigorifer