Anëtari i Kryesisë së AAK-së, Pal Lekaj, ka reaguar pas pjesëmarrjes së presidentes Vjosa Osmani në protestën “Drejtësi, jo politikë”, duke ngritur pikëpyetje mbi kohën dhe konsistencën e angazhimit të saj publik.
Lekaj për GazetaBlic theksoi se, ndonëse pjesëmarrja mund të paraqitet si qëndrim parimor, mbetet e paqartë pse një angazhim i tillë nuk është parë me të njëjtin intensitet gjatë mandatit të saj, sidomos kur bëhej fjalë për ish-krerët e UÇK-së në Dhomat e Specializuara të Kosovës.
“Pjesëmarrja e Presidentës Vjosa Osmani në protestën Drejtësi, jo politikë në vetvete mund të paraqitet si qëndrim parimor. Por pyetja thelbësore është: pse ky angazhim publik tani, kur gjatë gjithë mandatit të saj nuk kemi parë të njëjtin zë, të njëjtin intensitet dhe të njëjtën prezencë kur bëhej fjalë për fatin e çlirimtarëve në Hagë? Kur drejtësia kërkohej për ish-krerët e UÇK-së në Dhomat e Specializuara të Kosovës, zëri institucional i Presidencës ka qenë i zbehtë. Nuk mjafton vetëm deklarativiteti diplomatik; qytetarët kanë pritur angazhim më të fuqishëm politik”, thotë Lekaj.
Sipas tij, qytetarët kanë pritur një qëndrim më të fuqishëm dhe të njëtrajtshëm institucional, duke paralajmëruar se në të kundërtën krijohet perceptimi i më shumë simbolikës sesa konsistencës.
“Solidariteti institucional nuk duhet të aktivizohet vetëm në momente simbolike. Presidentja duhet të ketë qëndrim të njëtrajtshëm, jo të fragmentuar sipas rrethanave. Nëse dje ka dal në protestë me moton Drejtësi, jo politikë, atëherë duhet të dëshmojë se ky ka qenë standardi i saj gjatë gjithë mandatit, sidomos kur bëhej fjalë për çlirimtarët që për gjithë qytetarët përfaqësojnë themelin e lirisë së vendit. Ndryshe, krijohet perceptimi se kemi më shumë simbolikë sesa konsistencë”, tha Lekaj për GazetaBlic.
Ish-deputeti i VV’së: Presidentja s’doli në protestë për qëllime politike, por si qytetare e vendit



Të tjera
Si të jesh një mashkull elegant korrekt?
Raporti i Dick Martyt, kurthi ku ra edhe Perëndimi
Le të mbushet xhamia e re me lutje të sinqerta, me hapa besimtarësh dhe me paqe