Kusari: Republika e Kosovës mbetet e përkushtuar për të thelluar partneritetin strategjik me Luksemburgun

Republika e Kosovës mbetet e përkushtuar për të thelluar partneritetin strategjik me Luksemburgun

 Republika e Kosovës mbetet e përkushtuar për të thelluar partneritetin strategjik me Luksemburgun, përcjell KosovaPost.

Kështu ka deklaruar Ministrja e Tregëtisë, Industrisë dhe Ndërmarrësisë, Mimoza Kusari-Lila pas takimit që ka zhvilluar me Shefin e Misionit të Ambasadës së Dukatit të Madh të Luksemburgut në Kosovë, Ambasadorin Eric Dietz.

Sipas Kusarit në këtë takim është biseduar lidhur me thellimin e bashkëpunimit dypalësh dhe vazhdimësinë e projekteve të përbashkëta, me fokus në forcimin e kapaciteteve institucionale dhe zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik.

Postimi i plotë:

Sot prita në takim Shefin e Misionit të Ambasadës së Dukatit të Madh të Luksemburgut në Kosovë, Ambasadorin Eric Dietz.

Shteti i Luksemburgut, përmes organizatës për zhvillim LuxDev, ka mbështetur dhe vazhdon ta mbështesë Republikën e Kosovës në sektorët e shëndetësisë, arsimit dhe sektorit privat. Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit është përfituese e kësaj asistence në fushën e ndërmarrësisë dhe inovacionit, si dhe në sektorin e aftësimit profesional, në kuadër të një projekti të përbashkët me Ministrinë e Arsimit.

Gjatë takimit, diskutuam për thellimin e bashkëpunimit dypalësh dhe vazhdimësinë e projekteve të përbashkëta, me fokus në forcimin e kapaciteteve institucionale dhe zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik. Shkëmbimi i përvojave më të mira ndërmjet dy shteteve tona mbetet një shtyllë e rëndësishme e këtij partneriteti.

Republika e Kosovës mbetet e përkushtuar për të thelluar partneritetin strategjik me Luksemburgun, duke vlerësuar lart mbështetjen e deritanishme dhe duke synuar zgjerimin e bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët.