Lëvizja Vetëvendosje, Dega në Mitrovicë, ka njoftuar për vdekjen tragjike të anëtarit të Degës, Dashnor Kërleshi.
Dega e VV-së në Mitrovicë kanë shprehur ngushëllime për familjen e të ndjerit dhe për të gjithë ata që e kanë njohur.
“Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ikjen e hershme tragjike nga jeta të Dashnor Kërleshit.Ai ishte anëtari ynë dhe aktivist i përkushtuar i Qendrës sonë, i edukuar, punëtor i zellshëm dhe i dashur për të gjithë ne. Kontributi i tij do të mbetet gjithmonë pjesë e rrugëtimit tonë.
Shprehim ngushëllimet më të sinqerta për familjen Kerleshi, të afërmit dhe të gjithë ata që patën fatin ta njohin”, thuhet në njoftim.
Dashnor Kërleshi ka humbur jetën ditën e mërkurë pas një aksidenti të rëndë në fshatin Kutllovc.



Të tjera
Rama i drejtohet Trump për ish-krerët e UÇK’së në Hagë: Z.President, le të bëjmë diçka para se të ndodhin gjëra shumë të këqija
Rama flet në Bordin e Paqes: Jemi gati të kontribuojmë me trupat tona në Gaza
Trumpi përmend Kosovën dhe Serbinë në Bordin e Paqes: Më thirrni mua…