Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku ka komentuar fjalimin e fuqishëm të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, në Bordin e Paqes, aty ku kërkoi angazhim nga presidenti Donald Trump për procesin e gjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
Në emisionin “DPT te Fidani”, deputetja tha se fjalimi i kryeministrit shqiptar ishte i jashtëzakonshëm, transmeton Klankosova.tv.
Pos tjerash, ajo tha se Rama ka qenë konsistent në thirrjen për drejtësi ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit.
“Edi Rama, kryeministri shqiptar ka qenë i jashtëzakonshëm, dhe thënë të drejtën kjo që bëri sot është një vazhdimësi. Edi ka qenë konsistent në këtë pikë. Unë kam qenë prezente bashkë me të kur ka qenë në Këshillin e Evropës, dhe ngjashëm pati mbajtur një fjalim jashtëzakonisht përmbajtësor, përmes të cilit pati dekonstruktuar komplet aktakuzën e rreme të Prokurorisë. Dhe sot në një forum të tillë, ku sytë e botës kanë qenë në Washintgon, kryeministri shqiptar e shpjegoi me precizitet padrejtësinë e madhe që po i bëhet Kosovës përmes procesit në Hagë, dhe bëri një lutje që të mos bëhet më keq”, tha Çitaku.



Të tjera
Rritet buxheti për Komitetin Paralimpik të Kosovës për vitin 2026
Këto janë simptomat që paralajmërojnë për atak kardiak te femrat
Arteta e paralajmëron Simeonen: Në fushë si bisha