Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë fjalimit të tij në takimin e parë në Bordin e Paqes ka përmendur ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi i cili po përballet me procesin gjyqësor në Hagë.
Ai tha se shumë shtete financuese duhet të ndjehen të turpëruara nga ky deformim i drejtësisë ndërkombëtare.
“Pak vëmendje ju kërkoj, një konflikti të hapur, më afër shtëpisë ku lidershipi i presidentit Trump në mandatin e parë ka sjellë Kosovën e Serbisë shumë më afër se kurdoherë drejt një marrëveshjeje përfundimtare, presidenti i Kosovës atë kohë ishte penguar nga rruga e tij drejt Shteteve të Bashkuara për të nënshkruar në praninë e presidentit Trump, dhe kjo ishte vepër e të njëjtit prokuror që kishte ndjekur presidentin Trump. Sot ish-presidenti i Kosovës ka kaluar 6 vjet në paraburgim në Gjykatën Speciale në Hagë, sponsorizuar nga disa shtete demokratike, disa prej të cilëve janë edhe këtu e që duhet të turpërohen nga ky deformim i drejtësisë ndërkombëtare”, tha Rama.
“Për hir të zotit, z.president le të bëjmë diçka para se, siç thuani ju, shumë gjëra të këqija mund të ndodhin përsëri”, shtoi ai.
Kreu i qeverisë shqiptare mes tjash përgëzoi presidentin amerikan për nismën e Bordit të Paqes, duke thënë se Shqipëria është e nderuar që është pjesë e tij.
“Shumë në Evropë kanë thënë se Bordi i Paqes synon të zëvendësojë Kombet e Bashkuara, mua nuk më duket përpjekje e tillë”, tha ai./rtk



Të tjera
Ekstradohen nga Gjermania në Kosovë, dy të kërkuar me letër rreshtim ndërkombëtar
Bjellorusia: Nuk morëm viza për Bordin e Paqes
Kurti mbledh nesër në mëngjes ministrat