Ahmeti thekson prioritetet e politikës së jashtme në diskutim në New York

Ahmeti thekson prioritetet e politikës së jashtme në diskutim në New York

Në kuadër të vizitës në ShBA, zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Kreshnik Ahmeti, mori pjesë në një tryezë diskutimi të organizuar nga National Committee on American Foreign Policy në New York, ku prezantoi prioritetet strategjike të politikës së jashtme të Republikës së Kosovës dhe sfidat aktuale me të cilat përballet vendi.

Në fjalën e tij, ai theksoi përkushtimin e Kosovës ndaj thellimit të partneritetit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aleatët euroatlantikë, integrimin në organizatat ndërkombëtare, si dhe forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar. Duke folur për sfidat në rajon, ai nënvizoi se ndikimi i Rusia dhe qasja destabilizuese e Serbia ndaj Kosovës dhe rajonit përbëjnë kërcënim për paqen dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor, duke ritheksuar përkushtimin e Kosovës ndaj paqes, demokracisë dhe bashkëpunimit rajonal, njofton Ministria e Jashtme.

National Committee on American Foreign Policy është një organizatë e pavarur me seli në New York, e themeluar në vitin 1974 nga Hans J. Morgenthau, me mision promovimin e dialogut konstruktiv dhe zgjidhjeve pragmatike për çështje të politikës së jashtme dhe sigurisë.