Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë, Elisa Spiropali, ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Kosovë, duke e vënë theksin te rëndësia e sigurisë kombëtare dhe bashkëpunimi i ngushtë ndërinstitucional mes dy shteteve.
Nga Prishtina, kryediplomatja shqiptare rikonfirmoi mbështetjen e palëkundur të Tiranës për misionin e NATO-s, duke theksuar se stabiliteti i Kosovës është çelësi për paqen në të gjithë Ballkanin.
Në fokus të agjendës së sigurisë ishte takimi me Komandantin e misionit të KFOR-it në Kosovë, Gjeneral Major Özkan Ulutaş. Gjatë kësaj ndalese, Ministrja Spiropali shfrytëzoi rastin të takonte nga afër edhe efektivët e Forcave të Armatosura të Shqipërisë, të cilët shërbejnë atje.
Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, ajo shprehu mirënjohjen për sakrificën dhe detyrën që ata kryejnë në terren.
“Falënderova trupat tona për profesionalizmin e lartë të treguar. Shqipëria mbetet e përkushtuar për të mbështetur plotësisht misionin e KFOR-it në garantimin e sigurisë së Kosovës, e cila është thelbësore në sigurinë e stabilitetin e rajonit dhe më gjerë,”, shkruan Spiropali në rrjetet sociale.







Të tjera
Raporti i Përbashkët i Qëndrueshmërisë 2024 i KEDS dhe KESCO
Drejtori Ekzekutiv i KEDS viziton për iftar familjen e teknikut të Operimit të Sistemit, z. Raif Shorre
Pesë gjëra të cilat na mbesin peng kur plakemi