Kurti për Demaçin e Deharin: Ditëlindja e tyre s’është veç një numër kalendarik, por shifër domethëniesh të thella

Ditëlindja e tyre s’është veç një numër kalendarik, por shifër domethëniesh të thella

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në përvjetorin e ditëlindjes së Adem Demaçit ai ka thënë se Adem Demaçi, është emër i shquar i përpjekjes së gjatë gjatë popullit shqiptar rreth organizimit të gjerë për liri e bashkim kombëtar.

Kurti ka përmendur edhe Astrit Deharin me rastin e ditëlindjes së tij, duke thënë se është emëri më i dalluar ndër aktivistët e rinj të vazhdimit të së njëjtës përpjekje për Kosovën.

Ai tutje u shpreh se ditëlindja e tyre nuk është veç një numër kalendarik, por “shifër domethëniesh të thella që vijojnë të na frymëzojnë dhe tregojnë me bindje rrugën tonë përpara”.