E Ngarkuara me Punë e Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Anu Prattipati, është takuar sot me ministrin e Financave, Hekuran Murati, për të diskutuar prioritetet e ardhshme të investimeve të Kosovës dhe projektet kryesore zhvillimore, përcjell KosovaPost.
Sipas njoftimit të ambasadës, në fokus të takimit ishin avancimi i projekteve të rëndësishme infrastrukturore dhe mundësitë për thellimin e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet dy vendeve.
Ambasada amerikane theksoi se, ndërsa projektet strategjike të infrastrukturës po ecin përpara, mirëpret mundësi të zgjeruara për kompanitë amerikane në tregun e Kosovës, si dhe një angazhim më të fortë komercial që avancon interesat e përbashkëta ekonomike.



Të tjera
Serbia të veprojë në Kosovë sikur Izr@eli me Mosadin në Iran
10 ushqime të shëndetshme që ju ndihmojnë të flini si një bebe
Haxhiu takon ambasadorin e Gjermanisë, diskutojnë për mbështetjen e vazhdueshme gjermane për institucionet e Kosovës