Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, zhvilloi sot takim me ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph.
Në takim u diskutua për marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë, mbështetjen e vazhdueshme gjermane për forcimin e institucioneve demokratike dhe sundimin e ligjit, si dhe për mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit ndërparlamentar.
Kryetarja Haxhiu shprehu mirënjohje për mbështetjen e ofruar nga Republika Federale e Gjermanisë ndaj Republikës së Kosovës, në veçanti në proceset e integrimit evropian dhe në konsolidimin institucional të vendit.



Të tjera
Paralajmërimi i Kryeziut: Ndërsa ne grindemi, Serbia përgatitet për luftë
DASH reagon: Bllokimi i vazhdueshëm politik dëmton besimin në institucionet e Kosovës
Specialja nuk e pranon raportin e organizatës britanike