Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka përcjellë një mesazh për gratë dhe vajzat në mbarë botën, duke theksuar rolin e tyre të rëndësishëm në ndërtimin e paqes dhe demokracisë.
Ajo kujtoi se është fituese e çmimit “Women for Peace and Security 2025” nga NATO Parliamentary Assembly, duke thënë se ky vlerësim është një kujtesë për rëndësinë e lidershipit të grave në ndërtimin e një bote më të sigurt.
Osmani theksoi se historia e Kosovës tregon se gratë kanë qenë pjesë kyçe në rrugën drejt lirisë dhe shtetësisë, ndërsa shtoi se proceset e paqes dhe sistemet e sigurisë që përjashtojnë gratë nuk mund të jenë të qëndrueshme.
Ajo bëri thirrje për më shumë barazi dhe përfshirje të grave në të gjitha fushat e shoqërisë



Të tjera
Specialja: I paqartë statusi i raportit në faqen e Avokatit të Popullit
7 shkaqe të kancerit të vezoreve që është mirë t’i dini
Kurti: Krímet nuk harrohen, drejtësia mbetet e domosdoshme