Sipas një kleriku të lartë iranian, Asambleja e Ekspertëve e Iranit ka zgjedhur një lider të ri suprem për të pasuar Ayatollah Ali Khamenein, i cili u vra në një sulm ajror izraelito-amerikan.
“Të gjitha thashethemet dhe raportimet që sugjerojnë se Asambleja e Ekspertëve ende nuk ka marrë vendim janë plotësisht të rreme”, tha kleriku Ahmad Alamolhoda në deklarata të transmetuara nga agjencia Mehr News Agency.
Ai tha se votimi për lidershipin tashmë ka ndodhur dhe një pasardhës është zgjedhur, por pa e bërë publik emrin e tij.
Alamolhoda tha se sipas Kushtetutës së Iranit, askush, përfshirë anëtarët e Asamblesë së Ekspertëve, nuk kanë të drejtë të ndryshojë votën pasi të jetë marrë vendimi.
Ai shtoi se shpallja e vendimit varet nga Ayatollah Hashem Hosseini Bushehri, i cili është përgjegjës për komunikimin zyrtar të vendimit të asamblesë për publikun./trt



Të tjera
Specialja: I paqartë statusi i raportit në faqen e Avokatit të Popullit
7 shkaqe të kancerit të vezoreve që është mirë t’i dini
Kurti: Krímet nuk harrohen, drejtësia mbetet e domosdoshme