Zyrtari nga kabineti i kryeministrit Albin Kurti, Jeton Zulfaj, ka reaguar në lidhje me debatin për mandatin e lirë të deputetëve dhe procesin e zgjedhjes së presidentit në Kosovë.
Përmes një postimi në rrjete sociale, Zulfaj tha se ndonëse mandati i deputetëve është i lirë, vitin e kaluar Gjykata Kushtetuese e Kosovës kishte lëshuar urdhra që deputetët të jenë të pranishëm në seancë dhe të votojnë.
“Për ata që po thonë se mandati i deputetëve është i lirë. Sigurisht, POR gjykata nuk ka pyetur për këtë liri vitin që shkoi. Ka lëshuar urdhra që deputetët të jenë prezentë në seancë dhe të votojnë”, ka shkruar ai.
Sipas Zulfajt, i njëjti standard duhet të zbatohet edhe në situatën aktuale lidhur me vazhdimin e seancës për zgjedhjen e presidentit.
Ai theksoi se nëse Gjykata Kushtetuese nuk vendos që seanca të vazhdojë aty ku ka mbetur, duke i urdhëruar deputetët të jenë të pranishëm dhe të votojnë “për”, “kundër” apo “abstenim”, atëherë vendimet e saj rrezikojnë të humbin peshën dhe autoritetin.



Të tjera
Pagjumësia shtyn njerëzit drejt ushqimeve jo të shëndetshme
Fëmijët duhet të peshohen gjatë shkollimit, për të parandaluar obezitetin
Çfarë duhet të bëni nëse i dashuri e harron ditëlindjen tuaj?