Kryeministri Albin Kurti në shënimin e Ditës së Gruas nga Agjencia për Barazi Gjinore, tha demokracia s’mund të jetë e fortë nëse gjysma e popullsisë është e nënpërfaqësuar.
Ai në ngjarjen me temë “Të drejta, drejtësi, veprim”, deklaroi se drejtësia e barabartë mund të vjen veç kur çmohet roli konkret i grave në shoqëri.
“Drejtësia e barabartë do të thotë që gratë s’janë veç votuese por edhe vendimarrëse, përfaqësim i barabartë në politikë, lidership, institucione publike dhe pjesëmarrje kuptimplote në formësimin e së ardhmes të vendit tonë. Një demokraci nuk mund të jetë e fortë nëse gjysma e popullsisë së saj është e nënpërfaqësuar. Kjo do të thotë zero tolerancë për dhunë me bazë gjinore, jo vetëm deklarata por urdhëra mbrojtje të zbatuara, autorët e dhunës të mbahen përgjegjës, të mbijetuarat të mbështetura me ndihmë ligjore të qasshme dhe strehimore me mundësi ekonomike”, tha ai.
Kurti tha se kanë mbështetur punësimin e mbi 12 mijë grave përmes platformës ‘Super Puna’. 55% e përfituesve nga programi ‘Qeveria për familjet’, sipas tij janë gratë. 80 mijë nëna të reja kanë marrë shtesa ndërkaq mbi 400 mijë fëmijë përfitojnë nga shtesat për fëmijë dhe si rezultat i kësaj ndihme, rreth 100 mijë gra kanë hapur xhirollogari bankare.
“Barazia nuk është premtim, por punë, vendimarrje dhe buxhet”, përfundoi ai.



Të tjera
Ballkani e Prishtina lëshojnë pikë të rëndësishme, Drita lidere e re
Gabimet që bëjmë me karikimin e pajisjeve
Haxhi Avdyli jep dorëheqje nga Guxo