Ministrat britanikë po planifikojnë të japin udhëzime se sa duhet të flenë njerëzit çdo natë.
Rekomandimet priten të jenë pjesë e një sërë propozimesh që kanë për qëllim përmirësimin e shëndetit publik në Britani të Madhe.
Sipas një drafti të planeve të parë nga The Times, tre në katër të rritur nuk bëjnë rregullisht të paktën shtatë orë gjumë për një natë.
Ai paralajmëron se gjumi i pamjaftueshëm është i lidhur me një varg problemesh fizike dhe mendore.
Ministrat tanimë po planifikojnë të shqyrtojnë provat – sipas draftit, problemet që lidhen me mungesën e gjumit përfshijnë një rrezik në rritje të obezitetit, sulmeve të zemrës, depresionit dhe ankthit.
Një ide që po konsiderohet është që shërbimi shëndetësor të prezantojë “kohën e gjumit të mbrojtur” për pacientët, ku ata nuk shqetësohen përveç nëse ka arsye të fortë klinike.
Në projektligj thuhet “Si hap i parë, qeveria do të shqyrtojë provat mbi gjumin dhe shëndetin, me qëllim informimin e rastit për udhëzime të qarta kombëtare në orët e përditshme të rekomanduara të gjumit për individët dhe për të rritur ndërgjegjësimi për faktorët kryesorë që mund të mbështesin gjumin e shëndetshëm”.



Të tjera
Përurohet Instituti i Anatomisë Patologjike në QKUK
Serbët e Kosovës u sollën në “kontejner” nga politika e Beogradit
La Liga afër ta sigurojë vendin e pestë për Ligën e Kampionëve