*Brian Brobbey* of Holland celebrates 1-0 with *Denzel Dumfries* of Holland, *Donyell Malen* of Holland
Holanda ka mbyllur pjesën e parë me epërsi 2-0 ndaj Suedisë në kuadër të gurpeve në Kupën e Botës.
Goli i parë erdhi në minutën e 5-të, kur Brian Brobbey shënoi nga afërsia pas asistimit të Gakpo, duke i dhënë avantazhin Holandës për 1-0.
Pas golit, Suedia tentoi të rikthehet në lojë me Alexander Isak dhe Benjamin Nygren, por pa sukses në finalizim.
Në minutën e 17-të, Holanda dyfishoi epërsinë, kur Denzel Dumfries asistoi për Brobbeyn, i cili shënoi golin e dytë të tij duke e çuar rezultatin në 2-0.
Në fund të pjesës së parë, Suedia pati një tjetër rast të artë me Gyokeres, por Verbruggen reagoi sërish me një pritje vendimtare për të mbajtur portën e paprekur.



Të tjera
Zbulohet ilaçi i ri injektues që i jep fund vuajtjes nga migrena
Shekerinska: Angazhimi i NATO-s për Kosovën mbetet i palëkundur
Formacionet zyrtare: Gjermania – Bregu i Fildishtë