Sulmuesi kanadez Jonathan David mund të largohet nga Juventusi shumë më shpejt sesa pritej. Futbollisti 26-vjeçar nuk ka arritur të përshtatet plotësisht me skuadrën bardhezi gjatë sezonit të tij të parë, ndaj mundësia e largimit në verë po shihet gjithnjë e më reale.
Performanca e tij nuk ka qenë në nivelin që pritej nga klubi torinez. Në 38 paraqitje, David ka shënuar vetëm 7 gola dhe ka dhënë 5 asistime, statistika që konsiderohen nën pritshmëritë për një sulmues të profilit të tij. Megjithatë, interesimi për të mbetet i lartë, pasi disa klube nga Premier League, Serie A dhe Bundesliga po monitorojnë situatën e tij.
Sipas raportimeve të “Tuttosport”, destinacioni i radhës i sulmuesit mund të jetë Olympique Lyonnais. Klubi francez e konsideron Davidin si zëvendësuesin ideal të talentit brazilian Endrick, i cili pritet të rikthehet te Real Madrid në fund të sezonit.
Raportohet se Lyon është i gatshëm të ofrojë rreth 25 deri në 30 milionë euro për kartonin e David. Një ofertë e tillë mund të jetë e pranueshme për Juventusin, duke marrë parasysh se sulmuesi iu bashkua klubit torinez si transferim i lirë vetëm një vit më parë.



Të tjera
Mjekët rekomandojnë ecjen në mal – tregojnë të mirat
Nuk mjafton ndërrimi i këllëfëve, duhet të lani edhe jastëkët
Policia realizon kontroll në Suharekë, gjen n@rkotikë, a*rmë dhe mjete të rrezikshme