Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, priti sot në takim kryesuesin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, me të cilin diskutoi për hapat institucionalë në kuadër të shpalljes së zgjedhjeve të reja.
Sipas komunikatës për media, në takim u theksua rëndësia e përgatitjes në kohë të të gjitha veprimeve që lidhen me organizimin e procesit zgjedhor, në përputhje të plotë me Kushtetutën, ligjin dhe standardet demokratike.
Në komunikate thuhet se Haxhiu vlerësoi rolin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në organizimin e një procesi të rregullt, të besueshëm dhe gjithëpërfshirës, duke theksuar se qytetarët e Kosovës kanë dëshmuar vazhdimisht pjekuri demokratike dhe besim në procesin zgjedhor.
Gjatë takimit u diskutua për afatet ligjore, përgatitjet administrative, koordinimin ndërinstitucional, si dhe nevojën që procesi zgjedhor të zhvillohet pa vonesa dhe me standarde të larta profesionale.



Të tjera
KF Trepça reagon pas dokumentarit të “Torcidës”: Mos u manipuloni nga dezinformatat
Milanoviq i quan marrëzira deklarimet se po përgatiten ta sul*mojnë Serbinë
Bashkëpunimi në trashëgiminë kulturore islame, Bogujevci takon kryeimamin