Reali me fitore të thellë ndaj Cityt, bindës edhe Parisi e Bodo/Glimt

Reali me fitore të thellë ndaj Cityt, bindës edhe Parisi e Bodo/Glimt

Mbretërit e Ligës së Kampionëve, Real Madridi, kanë mposhtur me rezultat të pastër Manchester Cityn, 3-0.

Të tri golat u shënuan në pjesën e parë dhe nga një lojtar i vetëm – Valverde.

Gjithçka në këtë mbrëmje shkoi në të mirë të vendësve, pasi “Qytetarët” nuk arritën ta testonin në formë të rrezikshme pothuajse asnjëherë Thibaut Courtois.

Natën jo e mirë për anglezët u shënua edhe në ndeshjen tjetër mes PSG-së dhe Chelseat.

Ndonëse anglezët arritën në një moment të barazonin rezultatin në 2-2, parisienët shënuan edhe dy gola tjerë për rezultatin final 5-2.

E befasia e këtij sezoni në Champions, Bodo/Glimt shënoi fitore të thellë, 3-0 ndaj Sportingut të Lisbonës.