Takohen Krasniqi e McGurk, flasin për qeverisjen lokale në Kosovë

Takohen Krasniqi e McGurk, flasin për qeverisjen lokale në Kosovë

Ministri i Administrimit e Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi ka zhvilluar takim me ambasadorin e OSBE-së në Kosovë, Gerard McGurk. Krasniqi thotë se bashkë diskutuan për bashkëpunimin e vazhdueshëm dhe qeverisjen lokale në Kosovë.

 

“Biseduam për forcimin e dialogut me komunat, promovimin e bashkëpunimit ndërkomunal dhe mbështetjen e iniciativave që përmirësojnë shërbimet në nivel lokal”, ka thënë tutje ai.

Krasniqi thotë se së bashku me ambasadorin e OSBE-së, rikonfirmuan përkushtimin për bashkëpunim të mëtejmë në forcimin e qeverisjes demokratike dhe mbështetjen e komunave në të gjithë Kosovën.