Ministri i Sportit dhe Rinisë, Blerim Gashani, e ka pritur në takim kryetarin e Federata e Futbollit e Kosovës, Agim Ademi, së bashku me bashkëpunëtorët e tij.
Gjatë këtij takimi u diskutua për zhvillimin dhe avancimin e futbollit në Kosovë, si dhe për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë dhe Federatës së Futbollit.

Palët e vlerësuan rëndësinë e mbështetjes institucionale për sportin, me theks të veçantë në përmirësimin e infrastrukturës sportive dhe krijimin e mundësive më të mira për të rinjtë dhe sportistët.
Ministri Blerim Gashani theksoi se Ministria do të vazhdojë të jetë partner i fuqishëm në zhvillimin e sportit dhe në mbështetjen e federatave sportive, ndërsa kryetari Agim Ademi shprehu mirënjohje për bashkëpunimin dhe përkrahjen institucionale ndaj futbollit në Kosovë.

Në fund të takimit, të dy palët u zotuan për vazhdimin e bashkëpunimit në projekte dhe iniciativa që kontribuojnë në zhvillimin e mëtejshëm të futbollit dhe sportit në vend.



Të tjera
Maska po ju acaron lëkurën, mbroni kështu fytyrën
Policia dhuron donacion për shoqatën Down Syndrome Kosova Kosova News Kosova
Dekreti për shpërndarjen e Kuvendit, Presidenca dorëzon komentet në Kushtetuese