Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka njoftuar se për herë të parë në sistemin publik shëndetësor në Kosovë është konfirmuar një shtatzëni pas procedurave të Fertilizimit të Asistuar Mjekësor (IVF) në Qendra Klinike Universitare e Kosovës, përcjrll KosovaPost.
Përmes një postimi, ai e cilësoi këtë si një lajm shprese për shumë gra që dëshirojnë të bëhen nëna.
“Për herë të parë në sistemin publik shëndetësor në QKUK është konfirmuar një shtatzëni pas procedurave të Fertilizimit të Asistuar Mjekësor (IVF)”, ka shkruar Vitia.
Ai theksoi se kjo procedurë tashmë mund të realizohet në QKUK dhe se dy procedurat e para do të ofrohen pa pagesë për pacientet.
“Një lajm që jep shpresë për shumë gra që presin të bëhen nëna, e që tashmë këtë procedurë mund ta realizojnë në QKUK, ku dy procedurat e para ofrohen pa pagesë”, ka shtuar ai.
Ministri ka falënderuar gjithashtu stafin mjekësor për punën dhe përkushtimin në realizimin e këtij suksesi.
“Falënderojmë ekipin profesional të Klinikës së Gjinekologjisë në QKUK për punën dhe përkushtimin e vazhdueshëm”, ka shkruar Vitia.



Të tjera
Arr*estohen dy persona në Prishtinë, dyshohen për 27 vjedhje të rënda
Gabimet që çojnë në dëmtim të pariparueshëm të veshkave
Rritja e çmimeve të naftës i sjell përfitime SHBA-së