Komiteti i Rajoneve i Bashkimit Evropian ka vendosur të heqë asteriskun dhe fusnotën nga përdorimi për Kosovën në dokumentet e tij zyrtare, me qëllim që terminologjia të harmonizohet me atë të Parlamenti Evropian.
Lidhur me këtë zhvillim ka reaguar në rrjetin social X zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca.
Ai e ka mirëpritur vendimin e Komitetit të Rajoneve për të ndërprerë përdorimin e termit “Kosova*” dhe fusnotës shoqëruese në dokumentet publike, duke theksuar se ky hap e afron këtë institucion me qëndrimin e Parlamentit Evropian dhe sjell më shumë qartësi institucionale në lidhje me perspektivën evropiane të Kosovës.
“Ne mirëpresim vendimin e Komitetit të Rajoneve për të ndërprerë përdorimin e ‘Kosovo*’ dhe fusnotës shoqëruese në dokumentet e tij publike. Ky hap e rreshton Komitetin me Parlamentin Evropian dhe pasqyron një qartësi më të madhe institucionale sa i përket perspektivës evropiane të Kosovës”, ka shkruar ai.
Konjufca gjithashtu ka shprehur falënderim të veçantë për Gillian Coughlan, kryetare e Grupit të Punës për Kosovën në Komitetin e Rajoneve dhe raportuese për zgjerimin, për mbështetjen e saj parimore dhe angazhimin e vazhdueshëm për Kosovën.



Të tjera
Gjestet që bën një vajzë kur i pëlqen dikush
Sigurimi fizik i UP paralajmëron greva pas mos rritjes së pagave deri 2027
Rama dhe Linda shpërfillin çiftin presidencial