Bondsteel i dhuron tre shtretër QMF-së në Lagjen e Muhaxherëve

Bondsteel i dhuron tre shtretër QMF-së në Lagjen e Muhaxherëve

Bondsteel-i Amerikan ka dhënë tre shtretër spitalorë si donacion për Qendrën e Mjekësisë Familjare në Lagjen e Muhaxherëve.

Ky donacion, njofton kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, se u realizua me ndërmjetësimin e KFOR-it Italian, transmeton Klankosova.tv.

Ndër të tjera, i pari i Prishtinës theksoi se çdo mbështetje që forcon shërbimet shëndetësore në lagjet e kryeqytetit,është një hap më shumë drejt një qyteti që kujdeset për mirëqenien e qytetarëve të tij.

“Qendra e Mjekësisë Familjare në Lagjen e Muhaxherëve u pajis me 3 shtretër spitalorë, donacion nga Bondsteel Amerikan, i realizuar me ndërmjetësimin e KFOR-it Italian (LMT Italiane). Çdo mbështetje që forcon shërbimet shëndetësore në lagjet tona është një hap më shumë drejt një Kryeqyteti që kujdeset për mirëqenien e qytetarëve të tij”, ka shkruara Rama