Kryetari i Mitrovicës, Faton Peci, ka njoftuar për “1 milion euro investim për Parkun Industrial” në këtë qytet, përcjell KosovaPost.
Peci, ka bërë të ditur se lidhur me këtë, sot, ai së bashku me ministren e Industrisë, Ndërmarrësisës dhe Tregtisë, Mimoza Kusari – Lila, kanë nënshkruar ankes-marrëveshjen mes komunës dhe ministrisë.
Postimi:
1 milion euro investim për Parkun Industrial në Mitrovicë
Kënaqësi të mirëpres në Mitrovicë ministren e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, znj. Mimoza Kusari-Lila.
Një hap shumë i rëndësishëm u bë sot me nënshkrimin e aneks-marrëveshjes në mes Komunës së Mitrovicës dhe Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, me impakt direkt në zhvillimin e ekonomisë lokale.
Ky investim ka të bëjë me Eko-parkun Industrial në zonën industriale në Frashër, i cili do të ndërtohet sipas standardeve evropiane dhe do ta bëjë Mitrovicën qendër të rëndësishme të zhvillimit ekonomik.
Kushtet e mira për biznes janë themeli i zhvillimit ekonomik dhe i mirëqenies së qytetarëve.



Të tjera
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rrymës të shtunën
Llojet më të shpeshta të alergjive
SHBA ofron deri në 10 milionë dollarë shpërblim për informacione mbi liderët iranianë