Vlerat e rritura të manganit në ujë, IKShPK nuk jep përgjigje se çka shkakton dhe çfarë pasojash mund të ketë

Kjo lagje e Prishtinës nesër nuk do të ketë ujë

Intervenimi në gypin e ujit, do t’i lë përkohësisht pa ujë banorët e rrugës “Idriz Gjilani” në lagjen Dardania në Prishtinë.

Kështu ka njoftuar Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, që tha se furnizimi do të kthehet pas përfundimit të punimeve dhe sanimit të defektit.

“Ju njoftojmë se për shkak të punimeve dhe intervenimit në gypin e ujit në Rr. “Idriz Gjilani” në lagjen Dardania, nesër në mëngjes më 16 mars ndërpritet përkohësisht furnizimi me ujë. Furnizimi me ujë do të rikthehet menjëherë pas përfundimit të punimeve dhe sanimit të defektit”, ka thënë KRU “Prishtina” në njoftimin për qytetarët.