Ushtarët e Task Forcës Mjekësore të caktuar në Komandën Rajonale Lindje (RC-E), pjesë e misionit të Forcës së Kosovës të udhëhequr nga NATO (KFOR), kanë zhvilluar një trajnim në Camp Bondsteel për ushtarë dhe personel të forcave partnere në aftësi për shpëtimin e jetës, duke përdorur kurrikulën e Agjencisë së Shëndetit të Mbrojtjes “Deployed Medicine”.
Trajnimi, sipas KFOR-it, ka për qëllim rritjen e aftësisë së forcës për t’iu përgjigjur emergjencave mjekësore dhe për të ofruar ndihmë për shpëtimin e jetës në vendin e ngjarjes.
Sipas njoftimit, përmes aktiviteteve të tilla personeli i KFOR-it forcon gatishmërinë operacionale dhe vetëdijen situacionale, duke theksuar përkushtimin e vazhdueshëm të KFOR-it për të siguruar një mjedis të sigurt dhe të qëndrueshëm për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë.



Të tjera
Ushtarët e KFOR-it trajnohen për aftësi të shpëtimit të jetës, theksohet përkushtimi për sigurinë në Kosovë
Tër*met 4 ballë në Elbasan, epiqendra në fshatin Trash
Rritja e një qeni së bashku i bën çiftet më të lumtur dhe më të fortë