Fasada e një objekti banesor është shembur pjesërisht mesditën e sotme në rrugën “UÇK” në Prishtinë, ndërsa për rastin ka njoftuar Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca.
Sipas njoftimit, ekipet emergjente dhe Brigada e Zjarrfikësve kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po merren me situatën pas incidentit.
Nga ky incident, nuk raportohet për të lënduar deri më tani.
“Apelojmë tek të gjithë qytetarët që të tregojnë kujdes të shtuar dhe, gjatë kohës kur ekipet emergjente janë në intervenim, të largohen nga zona e rrezikut dhe të respektojnë perimetrin e sigurisë, me qëllim të shmangies së çdo incidenti apo lëndimi të mundshëm. Siguria e qytetarëve mbetet prioriteti ynë kryesor”, thuhet në njoftim./teve1.info/



Të tjera
Bie fasada nga një ndërtesë e objektit banesor në Prishtinë, intervenojnë ekipet emergjente
Franca “shpall të padëshiruar” ministrin izraelit
Emisari Sorensen flet me Konjufcën për hapat e ardhshëm në dialogun me Serbinë