Ministri i Punëve të Jashtme i Shqipërisë, Ferit Hoxha, ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun e tij nga Maqedonia e Veriut, Timco Mucunski.
Me të, Hoxha ka folur edhe për zbatimin e marrëveshjes së Ohrit, dhe specifikisht zbatimin e ligjit për përdorimin e gjuhës shqipe në institucionet shtetërore.
“Riafirmuam gjithashtu rëndësinë e madhe të zbatimit të plotë të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, gurthemel i bashkëjetesës ndëretnike dhe stabilitetit institucional në vend. Në këtë drejtim, nënvizova rëndësinë e zbatimit të Ligjit për përdorimin e gjuhëve, duke përfshirë përdorimin e gjuhës shqipe në institucionet shtetërore, përmes zgjidhjeve që respektojnë parimet kushtetuese dhe pasqyrojnë karakterin shumetnik të vendit”, ka shkruar Hoxha në një postim në “X”.
Më tutje, Hoxha ka thënë se me Mucunskin kanë riafirmuar “marrëdhëniet e shkëlqyera midis Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut”



Të tjera
Jo luftës, liri Palestinës!
Zonat e trupit më të prekura nga stresi
Lufta në Iran nuk ka të bëjë me NATO-n