Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar aktoren nga Kosova, Luana Bajrami, pasi filmi në të cilën ajo luajti mori çmim në “Oscar”.
Osmani ka thënë se Bajrami një aktore e lindur në Kosovë përfaqëson më së miri rininë kosovare.
“Urime për Luana Bajrami-Rahmani dhe për të gjithë ekipin pas filmit të shkurtër fitues të Oscar-it “Tëo People Exchanging Saliva”, fitues i Çmimit të Akademisë për Filmin më të Mirë të Shkurtër me Aksion të Drejtpërdrejtë. Jemi krenarë për këtë arritje të madhe të Luanës, një aktore e guximshme e lindur në Kosovë, e cila përfaqëson më të mirën e rinisë sonë: talentin, vendosmërinë dhe besimin për të ndjekur edhe ëndrrat më të guximshme”, ka shkruar Osmani në X.



Të tjera
Arrestohet një person për fajde në Prizren, katër të tjerë në kërkim – dëm prej 700 mijë eurosh
Trajtimi natyral që qetëson dhimbjet e veshit dhe përmirëson dëgjimin
Orav dhe Kurti reflektojnë mbi marrëdhëniet BE-Kosovë në takimin e lamtumirës