Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka nënshkruar sot peticionin kombëtar në mbështetje të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit, Rexhep Selimit dhe të gjithë bashkëluftëtarëve të tyre që po gjykohen në Hagë, përcjell KosovaPost.
Hamza, në një postim në Facebook, ka thënë se është detyrë e secilit që t’iu qëndrojë pranë atyre që kontribuuan me vite të tëra për lirinë dhe shtetin tonë.
“Lufta çlirimtare ishte mbrojtëse, e drejtë dhe jam i bindur se drejtësia së shpejti do ta rikonfirmojë këtë”, ka shkruar Hamza në profilin e tij në Facebook.



Të tjera
Të rinjtë preferojnë të shikojnë TV-në me titra
Bie fasada nga një ndërtesë e objektit banesor në Prishtinë, intervenojnë ekipet emergjente
Franca “shpall të padëshiruar” ministrin izraelit