Në një lidhje live për Euronews Albania me Esmeralda Mulaj, gazetari investigativ nga Kroacia Domagoj Marketiç dha më shumë informacione rreth krimeve njerëzore të ndodhura në Sarajevë gjatë gjysmës së parë të viteve ’90.
Marketiç deklaroi se në këto krime njerëzore, ku janë vrarë edhe fëmijë, është i përfshirë edhe presidenti i Serbisë ,Aleksandër Vuçiç, i cili në atë kohë hiqej si gazetar, por siç e theksoi edhe Marketiç, ai në dorë mbante një snajper jugosllav dhe udhëzonte të huajt në pikat kryesore se ku mund të qëllonin civilët.
“Ka shumë prova që përfshijnë pjesëmarrjen e presidentit Vuçiç në safarin e Sarajevës, jo vetëm në planin organizativ, por edhe në të shtënat ndaj civilëve.
Versioni i Vuçiç është se ishte një gazetar dhe se vetëm shoqëronte, por unë kam disa dokumente nga njësi vullnetare ku bënte pjesë edhe Vuçiç. Kreu i një organizate thonë se Vuçiç nuk ishte gazetar, ishte një vullnetar aktiv i kësaj njësie. Ai kishte një snajper jugosllav në duart e tij dhe kemi dëshmitarë. Ai çonte të huajt në pikat ku mund të qëllonin civilët dhe më pas festonin në restorante për fitoret e tyre.
Një dëshmitar ka deklaruar se Vuçiç ka qenë vullnetar. Bëhet fjalë për Aleksandër Liçanin, i cili foli me mua për pjesëmarrjen e Vuçiç në këtë gjueti njerëzish. Janë shtatë dëshmitarë dhe pritet të thirren edhe të tjerë. Unë personalisht jam në pritje të thirrem dhe do të thirret gjithashtu burimi im, Aleksandër Liçanin, i cili mund të flasë për Aleksandër Vuçiç dhe nuk ka arsye pse të mos ndiqet kjo çështje.
Ka shumë dëshmitarë për këtë njësi vullnetarësh në Sarajevë, të cilët tregojnë se çfarë lloj krimesh lufte janë bërë atje. Nuk ka motive ligjore për të mos e ndjekur penalisht këtë çështje, vetëm nëse bëhet ndonjë marrëveshje politike për të mos hetuar dhe proceduar personat përgjegjës, por kjo mbetet për t’u parë.
Aleksandër Lican dha dëshminë e tij më 4 mars dhe janë dy hetime në tërësi për këtë çështje. Gjykata speciale do të ishte gjëja e duhur që BE do të bënte për këto krime lufte. Nëse ka vullnet politik në BE për ta bërë këtë, sepse Vuçiç ka aleatë të fuqishëm.
Por kur flasim për prokurorinë e Milanos, ata kanë juridiksion, nuk është e vërtetë që nuk kanë juridiksion në Serbi. Vitin e kaluar, hetuesit italianë dënuan një shtetas serb të kërkuar dhe në të njëjtën kohë prokuroria e Milanos po procedon edhe shtetas italianë që kanë marrë pjesë në këtë safari. Por mund të shkojë edhe tek ata njerëz që kanë bashkëpunuar me këta shtetas italianë në këto krime lufte, dhe nuk mund të dënohen shtetasit italianë të përfshirë pa u dënuar më parë ata që i kanë udhëzuar këta persona.
Nëse do të ketë prova, atëherë mund të shkohet edhe më tej, edhe jashtë një shteti tjetër.
Unë kam shumë prova dhe i kam dërguar në prokurorinë e Sarajevës që të hedhin dritë mbi këtë çështje, por nuk besoj se ata do ta hetojnë siç duhet.
Po e investigoj këtë çështje të vitit 1995, dhe po e bëj edhe pse nuk jam boshnjak, por për arsye personale”, u shpreh gazetari.



Të tjera
Si ndikojnë ngjyrat e rrobave në disponimin tuaj
Juventusi vihet pas Bernardo Silvës, kontaktet e para me agjentin
Po përballemi me dy sfida, me provokime në kufi dhe me ngritjen e çmimit të naftës