Sot do të bëhet hapja zyrtare e Bibliotekës së Fëmijëve në Pallatin e Rinisë.
Në këtë ngjarje do të marrë pjesë kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, e ngarkuara me punë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Anu Prattipati, si dhe ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves.
Ngjarja do të nisë nga ora 13:00.
Kjo bibliotekë është themeluar në hapësirat e ish-bibliotekës së studentëve në Pallatin e Rinisë dhe do të funksionojë nën menaxhimin e Bibliotekës së Qytetit të Prishtinës, “Hivzi Sulejmani”.



Të tjera
Kosovës. Busti i Adem Demaçit i shtohet Zyrës së Presidentes, krah tri figurave tjera historike
Pacolli: Projekti për Qendrën Rezidenciale për fëmijët me autizëm dhe nevoja të veçanta do të trajtohet me prioritet
Piktura nga tastiera të kompjuterit