Kryeministri i Kosovo, Albin Kurti, ka vizituar Bashkësinë Islame të Kosovës për të uruar besimtarët me rastin e festës së Fitër Bajrami dhe për t’i falënderuar Myftiun Naim Tërnava për angazhimin dhe kontributin e tij të vazhdueshëm.
Pas muajit të shenjtë të Ramazanit, Kurti theksoi se Fitër Bajrami na kujton vlerat e solidaritetit, sakrificës dhe ndihmës për ata që ndodhen në kushte të vështira.
“Urime e përhajr Bajrami i Madh të gjithë besimtarëve, të gjithë shqiptarëve, një festë e gëzuar, e cila njëkohësisht na i përkujton vlerat e solidaritetit, të sakrificës, të ndihmës që duhet të japim për ata që kanë më pak, që ndodhen në kushte më të vështira,” tha ai.
Gjatë vizitës, Kryeministri kujtoi 37 hoxhallarë, imamë dhe shehlerë që ranë dëshmorë gjatë luftës çlirimtare dhe vlerësoi rolin e Myftiut Tërnava si udhëheqës i Medresesë “Alauddin”, ku mbaheshin aktivitete shoqërore dhe kombëtare gjatë periudhës së rezistencës.
Kurti gjithashtu theksoi bashkëpunimin e vazhdueshëm me Bashkësinë Islame për programe që synojnë paqen sociale dhe mirëqenien qytetare, duke shprehur zotimin se ky bashkëpunim do të vijojë edhe në të ardhmen.



Të tjera
Si ndikojnë ngjyrat e rrobave në disponimin tuaj
Juventusi vihet pas Bernardo Silvës, kontaktet e para me agjentin
Po përballemi me dy sfida, me provokime në kufi dhe me ngritjen e çmimit të naftës