Shtetet e Bashkuara kanë vendosur të lehtësojnë disa nga sanksionet ndaj naftës së Iranit. Departamenti i Thesarit njoftoi se, për një periudhë 30-ditore, do të lejohet transportimi dhe shitja e naftës së papërpunuar, si dhe e produkteve të naftës të prodhuara në Iran.
Sekretari i Thesarit, Scott Bessent, e përshkroi këtë vendim si “të kufizuar dhe të targetuar me kujdes”, duke theksuar se bëhet fjalë për një masë të përkohshme që synon të mundësojë shitjen e naftës iraniane që aktualisht është e bllokuar në det.
Ai shtoi se, duke e zhbllokuar përkohësisht këtë furnizim ekzistues, SHBA-ja do të sjellë shpejt rreth 140 milionë fuçi naftë në tregjet globale, duke rritur ofertën e energjisë dhe duke ndihmuar në zbutjen e presioneve të përkohshme në furnizim.
Megjithatë, çmimet e naftës dhe gazit mbeten të larta, rapotron Sky news.
Ato kanë rënë nga 119 dollarë për fuçi të naftës Brent dje, në rreth 107 dollarë këtë mëngjes, ndërsa para luftës çmimi ishte rreth 72 dollarë për fuçi.



Të tjera
Një burrë në Prizren vdiq pas lëndimeve që mori në shtëpinë e tij, policia nis hetimet
Policia arreston një shtetas turk që shkoi në stacionin e tyre në Prishtinë, thonë se nxori një thikë nga xhepi
Më 6 qershor votohet në 17 ambasada dhe 13 konsullata në 18 shtete