Policia e Kosovës ka njoftuar se një grua ka kanosur dhe më pas ka sulmuar fizikisht zyrtaren policore brenda stacionit policor në Ferizaj.
Sipas policisë, gjatë futjes nën kontroll, zyrtarja ka pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor.
Policia ka bërë të ditur se me vendim të prokurorit, pas intervistimit e dyshuara është liruar.
“Rr. Brigada 161, Ferizaj 20.03.2026-01:40. Raportohet se e dyshuara femër kosovare, ka kanosur dhe më pas ka sulmuar fizikisht zyrtaren policor brenda stacionit policor. Gjatë futjes nën kontroll zyrtarja ka pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit e dyshuara është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin policor.



Të tjera
Një burrë në Prizren vdiq pas lëndimeve që mori në shtëpinë e tij, policia nis hetimet
Policia arreston një shtetas turk që shkoi në stacionin e tyre në Prishtinë, thonë se nxori një thikë nga xhepi
Më 6 qershor votohet në 17 ambasada dhe 13 konsullata në 18 shtete