Sorensen: Në Uashington harmonizuam qëndrimet me ShBA-në për hapat e mëtejmë në dialog

Në Uashington harmonizuam qëndrimet me ShBA-në për hapat e mëtejmë në dialog

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë–Serbi, Peter Sørensen, ka bërë të ditur se gjatë një vizite në Uashington është takuar me zyrtarin e lartë të Departamentit amerikan të Shtetit, Brendan Hanrahan.

Sørensen e cilësoi takimin si pozitiv, duke theksuar se fokusi kryesor ka qenë procesi i dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si dhe zhvillimet e fundit në këtë drejtim.

“Diskutuam dialogun, shqyrtuam arritjet e fundit dhe harmonizuam qëndrimet mbi hapat e ardhshëm”, ka shkruar Sorensen në platformën “X”./teve1.info/