Policia e Kosovës ka njoftuar qytetarët për një bllokim të përkohshëm të qarkullimit në segmentin e rrugës nacionale N2, për shkak të organizimit të garës ndërkombëtare të vrapimit rrugor “Kosova në Lëvizje”, transmeton KosovaPost.
Sipas njoftimit, gara është planifikuar nga Federata Atletike e Kosovës (FAK) dhe do të mbahet nesër, më 22 mars 2026, nga ora 09:00 deri në 11:00, në segmentin Prishtina Mall – Veternik – Qendra e Mjekësisë Interne (QMI).
“Policia duke kërkuar mirëkuptim lut pjesëmarrësit në trafik, që në periudhën e lartcekur, të shmangin këtë segment rrugor dhe të përdorin rrugë alternative” thuhet në njoftim.



Të tjera
Një burrë në Prizren vdiq pas lëndimeve që mori në shtëpinë e tij, policia nis hetimet
Policia arreston një shtetas turk që shkoi në stacionin e tyre në Prishtinë, thonë se nxori një thikë nga xhepi
Më 6 qershor votohet në 17 ambasada dhe 13 konsullata në 18 shtete