Pyetet nëse është ndarë nga bashkëshorti, ish-banorja e Big Brother: Dashurinë nuk e kam për ta shitur për klikime në Instagram

Françeska Murati është njëra nga ish-banoret e Big Brother VIP Albania që po komentohet akoma.

Ajo është përfolur më së shumti për jetën private, meqë e ruan me fanatizëm dhe larg syrit të publikut.

Foto: Screenshot/Instagram

“Ku e ke burrin? Jeni ndarë? Sa keni diferencë në moshë?”, ka qenë pyetja që iu parashtrua.

Murati tha: “Jemi të dy 29 vjeç dhe kemi tre muaj diferencë. Ne jemi gjithmonë bashkë kudo. Jemi kaq të lumtur sa nuk kemi nevojë t’i tregojmë botës për konfirmimin, dashurinë nuk e kam për ta shitur për klikime në Instagram e kam reale dhe e kam për vete”.

Theksojmë që bashkë me Ergysin kanë një djalë dhe po planifikojnë për fëmijë të tjerë.

Foto: Screenshot/Instagram