Një pjesë e madhe e asfaltit në rrugën “Malush Kosova” në Prishtinë është shembur, duke krijuar një hapësirë të thellë dhe të rrezikshme për qarkullim.
Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë një gropë të përmasave të mëdha, e cila ka dëmtuar dukshëm strukturën e rrugës dhe ka vështirësuar lëvizjen e automjeteve dhe këmbësorëve.
Pamjet i ka publikuar konsulenti politik, Xhevdet Pozhari.
Lidhur me këtë rast, është tentuar të merret një qëndrim zyrtar nga drejtori për Siguri dhe Emergjenca në Komunën e Prishtinës, Lulzim Fushtica, por deri më tani nuk ka pasur përgjigje.
Ndërkohë, ende nuk dihen shkaqet që kanë çuar në këtë shembje.



Të tjera
Vjen një mesazh tjetër nga lideri suprem i Iranit
Barcelona po i konsideron tri alternativa të lira për Julian Alvarezin, Fisnik Asllani pjesë e listës
Ushqimet që përmirësojnë tretjen për 15 minuta