Pirja e duhanit është zakon i keq dhe miliona njerëz në
botë shpenzojnë shuma të mëdha të parave për largimin e varshmërisë sepse
duhani i dëmton mushkëritë, shkakton kancerin dhe shumë sëmundje tjera. Edhe
pse nuk është kontestuese se pirja e duhanit është e dëmshme, mbi të gjitha sa
i dëmshëm është ky zakon shkruan qartë edhe në vetë paketimin e cigareve, ka
edhe gjëra tjera që janë, besoni apo jo, më të dëmshme se pirja e duhanit.
Koha moderne sjell shumë faktorë të cilët pirjen e duhanit
e zbresin nga vendi i parë sa i përket dëmtimit të organizmit. Cilët janë këto
zakone që shkaktojnë sëmundje të ndryshme dhe dalëngadalë na vrasin?
Vetmia
Hulimtimet më të reja kanë treguar se izolimi social është sëmundje e shoqërisë moderne dhe më e dëmshme se helmimi me duhan. Gjithnjë e më shumë jemi të vetmuar dhe po humbim miqtë, kurse brengosëse është se shumica e të rinjve më lehtë komunikon përmes rrjeteve sociale se në mënyrë direkte. Denitivisht vetmia po merr përmasën e epidemisë.
Të qëndruarit ulur
Sikur vetmia edhe të qëndruarit ulur, gjegjësisht
mosaktiviteti zik është diçka që pomerr përmasate epidemisë dhe që po i godet
të gjitha moshat. Duke qëndruar ulur për shumë orë gjatë ditës shtohet rreziku
për sëmundjen nga kanceri i zorrës së trashë apo kancerit të mushkërive pa
marrë parasysh se a stërvitet individi gjatë ditës. Madje edhe me stërvitje të
rregullta, qëndrimi ulur më shumë se tetë orë në ditë shton rrezikun nga
probleme të ndryshme shëndetësore.
Mungesa e gjumit
Shkencëtarët kanë ardhur te përfundimi se personat që ejnë
pak dhe që i mundon pagjumësia rrezikojnë të sëmuren nga sulmi në tru dhe
zemër, madje mungesa e gjumit shkakton më herët këto pasoja se vetëm pirja e
duhanit.
Solariumi
Shumë shtete në botë kanë ndaluar përdorimin e solariumeve
sepse dermatologëtkanë zbuluar se rrezatimi i shumtë në to shkakton kancerin e
lëkurës madje edhe të mushkërive.
Ushqimi jo i shëndetshëm
Ushqimi i ëmbël dhe i përpunuar i pasur me acide të ngopura
yndyrore ndikon nëzhvillimin potencial të sëmundjeve vdekjeprurëse, sikur pirja
e duhanit. Në vitin 2016, shkencëtarët të cilët merren me hulumtimin e rasteve
të vdekjes si pasojë e të ushqyerit të keq, kanë përfunduar se shkalla e
vdekshmërisë ka kaluar atë të alkoolit, drogës dhe pirjes së duhani



Të tjera
Golin kundër Realit ua kushtoj të gjithë shqiptarëve
Erëzat që ndihmojnë në tretje më të shpejtë dhe zorrë të shëndetshme
Chelsea e informon Real Madridin për çmimin e frikshëm të Enzo Fernandezit