Futbollisti Xherdan Shaqiri po vazhdon të shfaqë formë të jashtëzakonshme në Zvicër.
Ylli nga Kosova është zgjedhur lojtari më i mirë i javës në Superligën zvicerane nga votat e tifozëve të kësaj lige.
Në fakt, ish-përfaqësuesi zviceran ishte lojtari kryesor i Baselit kundër Young Boys në kuadër të xhiros së 32-të, më saktësisht në barazimin 3:3, në një ndeshje mjaft interesante dhe dramatike.
Futbollisti nga Zhegra e Gjilanit e shënoi një gol të bukur dhe i bëri dy pasime vendimtare që e ndihmuan Baselin që t’i shënojë dy golat tjerë në këtë ndeshje.



Të tjera
5 tipe femrash që duhet shmangur
Kryeministri Britanik: Ende shumë punë për të bërë për të rihapur Ngushticën e Hormuzit
Erdogan dhe Trump në një telefonatë diskutojnë armëpushimin me Iranin dhe zhvillimet rajonal