Futbollisti Xherdan Shaqiri po vazhdon të shfaqë formë të jashtëzakonshme në Zvicër.
Ylli nga Kosova është zgjedhur lojtari më i mirë i javës në Superligën zvicerane nga votat e tifozëve të kësaj lige.
Në fakt, ish-përfaqësuesi zviceran ishte lojtari kryesor i Baselit kundër Young Boys në kuadër të xhiros së 32-të, më saktësisht në barazimin 3:3, në një ndeshje mjaft interesante dhe dramatike.
Futbollisti nga Zhegra e Gjilanit e shënoi një gol të bukur dhe i bëri dy pasime vendimtare që e ndihmuan Baselin që t’i shënojë dy golat tjerë në këtë ndeshje.



Të tjera
Kjo pije është sekreti për humbjen e peshës
Kurat e shpejta dhe të shëndetshme për pastrimin e mëlçisë
Studenti nga Serbia: Serbët në Kosovë jetojnë mirë, tjerat janë propagandë