Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka njoftuar se kanë pranuar rritje të numrit të pacientëve që kanë kërkuar shërbime në ambulancat specialistike, përfshirë edhe Klinikën e Onkologjisë, transmeton KosovaPost.
Sipas njoftimit, kjo dukuri është dalluar sidomos për shkak të festave zyrtare.
“Megjithatë, theksojmë se stafi shëndetësor ka qenë në detyrë gjatë gjithë kohës dhe ka punuar me përkushtim maksimal për të ofruar shërbime. Të gjithë pacientët janë trajtuar sipas protokolleve klinike në fuqi dhe asnjë pacient nuk është kthyer pa marrë shërbimin e nevojshëm”, thuhet në njoftimin e QKUK-së.




Të tjera
Mësoni arsyen pse ju dridhen duart
Mjalti më i mirë sesa ilaçet kundër kollës dhe ftohjes
Parandalohet kontrabandimi i 150 shpezëve me furgonin që dyshohet se kishte hyrë ilegalisht nga Serbia