Distria Krasniqi është kualifikuar në finale të Evropianit të xhudos.
Xhudistja kosovare po tregohet e pandalshme në këtë kompeticion prestigjioz.Në gjysmëfinale, garuesja pejane e mposhti italianen Odette Giuffrida me “Yuko” në “Golden Score”.
Paraprakisht, kampionia olimpike e kaloi rrethin e parë pa luftë, kurse në atë të dytë e mposhti çeken Tereza Bodnarova.
E në çerekfinale, “Disi” e mundi polaken Aleksandra Kaleta.
Me këtë rast, Krasniqi e siguroi medaljen e argjendtë, por në finale do ta kërkojë të artën.
Në finale, ajo do të përballet me francezen Amandine Buchard



Të tjera
Prévot:Do të avokojë për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës tani
Haxhiu reagon për tr@gjedinë në Malishevë: Humbje e rëndë për të gjithë
Ushqimet që ju plakin